I vranë burrin, gruaja tregon sherrin me Jurgen Kurtin: Ç’qira do ti, ik mi pi**, pastaj e goditën me thikë

Shqipëria

I vranë burrin, gruaja tregon sherrin me Jurgen Kurtin: Ç’qira do ti, ik mi pi**, pastaj e goditën me thikë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:41
Vjollca Arapi

Me zërin që i dridhet Vjollca Arapi, bashkëshortja e pronarit të marketit në bulevardin “Epidam” në Durrës, Agim Arapit, që u vra vetëm për 130 mijë lekë të vjetra në muaj, qiraja që duhet t’i paguante Jurgen Kurti, por më 11 prill, në vend që të merreshin vesh, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Shpresa tregon se ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar. Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë. 

Vjollca thotë që 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi “I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”,- thotë gruaja e viktimës. 

Pse erdhe sërish në studio ngjarja është e rëndë?

Vjollca: Burrin ma vranë të tre, nuk ishte sherr që te merrnin mjetet e forta i kërkoi Jurgenit qiranë siç e lanë dy muajt e para mirë që nuk donte t;i paguante por thirre iedhe vjehrrin e vetë që më bëri gjëmën 

Marrëdhënia me fqinjët me familjen Ekonomi si ka qenë?

Vjollca: Jemi komshinj, fillimisht e mirë 

Keni pasur marrëveshje për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë që kishte hapur Jurgen Kurti afër jush?

Vjollca: Kemi pasur marrëveshje të firmosur me Jurgenin, e kam kontratën të firmosur. Kur hapi picerinë unë nuk doja që tubi i tyre të kalonte nga marketi ynë. Vinte Jurgeni e fliste me edukatë dhe thoshte që ta kalonte tubi e aspiratorit. Burri më tha që janë kriminela, por isha unë që i thashë “ok” Jurgen do ta bëj, por unë dua qiranë. Fillimisht muajin e parë e lau qiranë. E thirra atë ditë për qiratë se ishte dita 11-të. Më tha ik moj pirdhu, çfarë qiraje do ti. Mora të plotfuqishmin e lagjes më tha hapi një padi se do ta paguajë. Koçi e dinte që Gimi ishte me koronare dhe probleme. T’i kërkoni falje Jurgenit na tha. Ai shtyu fillimisht Gimin me tavolinë. Në ato momente ka ardhur Kujtimi, më gjuajti mua, i gjuajta edhe unë. Hapa qepenin në ato momente, po kërkoja ndihmë, këtij i thashë Koç, mos bëj gabime se Gimi është me koronare…Jurgeni i thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë? 

Vjehrri i Jurgenit ju tha t’i kërkonit ndjesë atij?

Ne po debatonim me Jurgenin, dhe të dy kaluam në fjalë fyese. Dhe unë i thashë do të çoj në gjyq. Atëherë ai e njoftoi vjehrrin e tij. unë nuk e kam ofenduar nga familja siç pretendon ai. Nuk e kam fyer as nga baba. Nuk ka ndodhur siç thotë ai. Ndërsa Jurgeni më tha mua do të vras. E burri im i tha, ke do vrasësh ti, ti je babai i kësaj. Nuk ma mori mendja se gjërat do ndodhnin kështu. Nuk ishte ndonjë sherr i madh. 

Çfarë ndodhi më pas?

Në atë kohë unë kërkova ndihmë. Njoftova të plotfuqishmin e lagjes, avokatin tim. Nuk po kuptoj më se çfarë po ndodh. Ishte një grindje banale shumë e thjeshtë. Nuk kishte pse vjehrri i tij të vinte aty dhe të debatonte me mua dhe burrin tim. Kërkova në ndihmë, edhe në bulevard. Kur u ktheva në dyqan e gjeta burrin të vdekur. Tani them se Jurgeni ka vrarë burrin tim, kur shoh kamerat. Duket e pasqyruar në xhamat e makinës, që Jurgeni mori diçka në makinë dhe hyn brenda. Vjehrri i Jurgenit dhe xhaxhai kanë qenë brenda ku ishte burri im. E shtynë dhe e përplasën te sergjeni. Unë kam qenë e terrorizuar. Kam kërkuar ndihmë.  

Të tre personat kanë patur shenja në duar, çka tregon se janë konfliktuar, ndërsa sipas Prokurorisë Jurgeni nuk ka shenja…

Jurgeni s’ka si të ketë. Se shenjat e Jurgenit nuk kanë pse të fshihen. Por çudia më e madhe tre ditë zgjat thotë Jurgeni në rrjetet sociale. Xhami i makinës time është bërë pasqyre për gjithë ngjarjen. 

Qytetarët kalojnë në rrugë, por askush nuk ndërhyn…

Ishte njoftuar policia në atë kohë, por vonoi. 

Dëshmia juaj ka ndryshuar tre ditë më pas…

Unë e kisha mendjen top, se kisha hallin e çunit. Kjo ka qenë dëshmia që kam dhënë edhe më parë. Unë i respektoj, s’më kanë faj. Ato u bënë viktima të dhëndrit të tyre. Unë gruan e njërit prej dy vëllezërve e kam shoqe. Dua t’u them se nuk është më ligji i Dukagjinit, që unë të marr hak, këto gjëra i gjykon Zoti. Unë kam besim te drejtësia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat