Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:47
Edi Rama

Lidhur me të dhënat e fundit të Fondit monetar Ndërkombëtar në lidhje me rritjen e ekonomisë në vendin tonë, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Duke iu referuar shifrave, Rama shtron sërish të njëjtën pyetje. Kush gënjen?, pyetje të cilën deri më tani sipas postimeve që ka bërë në Facebook  e ka bërë 20 herë duke nxjerrë zbuluar deklaratat e demokratëve.

"Në raportin më të fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN konfirmon parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%, nga 3.5% që u rrit vitin e kaluar. Kjo do të jetë rritja më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5%, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të rriten respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind. Lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është edhe dalja nga kriza e dy shteteve fqinje me ndikim të lartë në ekonominë tonë: pas shumë vitesh rënieje dhe stanjacioni, ekonomia greke do të rritet me 2.2% këtë vit, ndërkohë që Italia, do të rritet me 0.8%.", shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat