Propozimi interesant i deputetit: Kush dorëzon një kallashnikov, merr një laptop

Shqipëria

Propozimi interesant i deputetit: Kush dorëzon një kallashnikov, merr një laptop

Më: 19 prill 2017 Në ora: 17:52
Ilustrim

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri ka dhënë një propozim interesant për mbledhjen e armeve në këtë shtet.

Anëtarët e këtij komisioni kanë propozuar që mbledhjen e armeve ta stimulojnë me teknologji moderne, laptopë ose edhe internet pa pagesë në konvertim me një armë të dorëzuar, shkruajnë mediat shqiptare.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare shtyu deri më 31 dhjetor, afatin e amnistisë për ata që dorëzojnë armët vullnetarisht.

Por deputeti socialist Paulin Stërkaj propozoi që për të nxitur dhe stimuluar familjet që të dorëzojnë armët vullnetarisht, të jepej: për një armë, një vit internet pa pagesë, ose një armë – një laptop ose një armë – një kompjuter.

“Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni”, tha ndërkaq deputeti i LSI-së, Flamur Çela.

Amnistia për dorëzimin e armëve parashikon që të mos ketë penalizim ligjor për ata që e dorëzojnë vullnetarisht armën e mbajtur pa leje.

Ndryshe, në vitin 2017, kur në Shqipëri ndodhi revolta qytetarë, qindra mijëra armë u vodhën nga depot ushtarake dhe përfunduan në duart e qytetarëve. Këto armë janë bërë burim i konflikteve në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat