Meta me të rinjtë në Fier: Të shtohen praktikat mësimore në ambientet e punës

Shqipëria

Meta me të rinjtë në Fier: Të shtohen praktikat mësimore në ambientet e punës

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:26
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta me të rinjtë në Fier

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale.

Kreu i LSI-së tha se kjo forcë politike ka një program tepër të veçantë si ‘Mëso dhe Fito’.

“Të mësohet për të fituar njohuritë e duhura në mënyrë që secili të fitojë punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.

Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike.

E rëndësishme për të ardhmen, të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se duhet të shtohen praktikat mësimore në ambientet e punës.

“LSI do të bëj çdo gjë për të mbështetur arsimin e të rinjve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat