Gjykata jep vendimin për dy rrëmbyesit e Ridvan Lamajt

Shqipëria

Gjykata jep vendimin për dy rrëmbyesit e Ridvan Lamajt

Më: 20 prill 2017 Në ora: 13:27
Ridvan Lamaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme në dënojë me burg autorët e dyshuar për rrëmbimin e Ridvan Lamaj, i zhdukur dy vite më parë në qytetin e Sarandës.

Kështu, kjo gjykatë ka dënuar me 19 vjet burg Viktor Islamin dhe Ardian Ogiçin me 20 vjet heqje lirie. Kujtojmë se Orgiçi është ende në kërkim, pasi nuk është arrestuar nga policia. 

Sipas akuzës të pandehurit rrëmbyen dhe zhdukën Lamajn, pas konflikteve për pazaret e drogës. Sipas dëshmitarëve Ridvan Lamaj është parë për herë të fundit më 15 qershor 2015, kur është rrëmbyer me një automjet në qytetin e Sarandës dhe prej asaj dite nuk dihet më asgjë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat