Shtyrja e regjistrimit të koalicioneve, KQZ shqyrton kërkesën e PS-LSI

Shqipëria

Shtyrja e regjistrimit të koalicioneve, KQZ shqyrton kërkesën e PS-LSI

Më: 20 prill 2017 Në ora: 15:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri

Pas përfundimit të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve mesnatën e 19 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) është mbledhur të enjten për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kerkojnen shtyrjen e këtyre afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në nisje të mbledhjes së sotme të KQZ-së zyrtarë të administratës zgjedhore konfirmuan se deri në orën 24:00 të së mërkurës nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim koalicionesh, ndërkohë që KQZ ka qënë ne pritje deri në skadimin e afatit ligjor në mesnate.

Dy ditë me parë, kryetarët e grupeve parlamentare te PS dhe LSI ju drejtuan me një letër KQZ-së, ku shprehen se janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin. Dhe në këtë kontekst social-politik, vijon letra, i kërkohet KQZ-së të shqyrtojë mundësinë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje dhe të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

Kjo kërkesë u kundërshtua të mërkurën nga opozita, e cila e konsideroi antiligjore dhe shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor. Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se kërkesa ka për qëllim vetëm përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Pas tij, të njëjtën gjë përsëriti edhe kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se maxhoranca nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat