Meta: Mazhoranca nuk ka synim të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Meta: Mazhoranca nuk ka synim të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Më: 20 prill 2017 Në ora: 15:49
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në përfundim të raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit, është shprehur edhe një herë se mazhoranca nuk po zgjedh kreun e Shtetit pasi kërkon bashkëpunimin e opozitës.

Po ashtu, Meta ka deklaruar se qëllimi është që Shqipëria të ketë një president që do të dalë përmes një konsensusi mes palëve politike.

Ndërsa nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët kreu i LSI tha se mazhornaca nuk ka një skenar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, duke mos zgjedhur Kreun e Shtetit. 

“Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus. Besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita të dëshirojë një president që vjen përmes konsensusit. Mbi të gjitha të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë lira. 

Cështja kryesore nuk është ajo e koalicionit të PS me LSI. Por e dhënies së një mundësie në kohë të PD-së dhe partive opozitare që nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative. Nuk e shoh si një variant konstruktiv dhe të dobishën. Qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në çështjen e Presidentit të ri.", -tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat