Opozita intensifikon protestën, të hënën bllokohet trafiku në të gjithë vendin

Shqipëria

Opozita intensifikon protestën, të hënën bllokohet trafiku në të gjithë vendin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:27
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Të hënen prej orës 11 deri në 12 do të bllokohet trafiku në të gjithë vendin.

Kjo është një formë e re e protestës së opozitës, e cila kërkon qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e ardhshme.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste.

“Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor , opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë shqipërinë. Duke ruajtur si pishtarë, çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.  Të hënën të gjithë qytetarët shqiptarë, të bashkohemi në 11-12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opzoiotës së bashkuar, Kjo është një orë e madhe, fillimi i një aksioni politik i cili do të përshkallëzohet në një tjetër kulm në 7 maj që mos ja dorëzojmë më Kavajës krimin”, ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat