Bushati: Jemi bastion kundër Rusisë! Por ja ç’po bën Putin

Shqipëria

Bushati: Jemi bastion kundër Rusisë! Por ja ç’po bën Putin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:44
Presidenti rus, Putin dhe diktatori korean Kim Jong-un

Deklarata e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në Uashington, ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Sipas mediave serbe, Bushati tha se “Shqipëria ka demokracinë më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”.

Përveç kësaj, Bushati tha se “Shqipëria është një bastion kundër ndikimit të Rusisë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Kroaci”.

Megjithatë ai nuk iu përgjigj pyetjes së Karen Donfried nga Fondi Marshall se përse kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën.

Por ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të përforcojë kufirin me Korenë e Veriut.

Ai ka vendosur trupa dhe armatim pranë gadishullit korean.

Pamjet e publikuara tregojnë tre trena me armatim duke lëvizur në kufirin e gjatë 11 milje mes Rusisë dhe shtetit komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat