Tom Doshi do të kandidojë për deputet në listën e PSD

Shqipëria

Tom Doshi do të kandidojë për deputet në listën e PSD

Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:27
Tom Doshi

Kreu i PSD Skënder Gjinushi ka deklaruar sonte në emisionin Opinion, se ish deputeti i PS në Shkodër Tom Doshi, për zgjedhjet e 18 qershorit, do të jetë në listën e PSD. Doshi do të kandidoj në Shkodër për deputet në listën e PSD.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta. Pas këtyre deklaratave të cilat u konsideruan të reme Kryesia e Partisë Socialiste e ka përjashtuar Doshin nga partia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat