Situata në Kavajë, Pollo: Shpresoj që të jetë pa dhunë

Shqipëria

Situata në Kavajë, Pollo: Shpresoj që të jetë pa dhunë

Më: 21 prill 2017 Në ora: 00:20
Genc Pollo

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në këtë situatë ku ndodhet vendi, rrezikohen konflikte sociale.

Pjesë nga deklarata:

Hila: Z: Pollo a e shikoni rrezikun që nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, futet ky konfigurim partish që është momentalisht ku dy forcat kryesore janë Partia Socialiste dhe LSI . Dhe LSI bën opozitën, nuk keni frikë se çon në një shuarje të PD-së?

Pollo: Nuk besoj që ky do ishte pozicioni më komfortabël për Ilir Metën, që të bënte opozitën e Edi Ramës me numra të vegjël. Shpresoj që mos të arrijmë në një situatë të tillë që zgjedhjen të mbahen pa opozitën reale, e cila dhe në kohëra më të vështira kishte afro 30 % të votave dhe në kohëra më të mira pret që ti rriten këto numra. Pra përjashtimi i këtij elektorati e delegjitimon çdo Kuvend që është zgjedhur në këtë mënyrë dhe për një kohë të shkurtër do krijoj situatën për zgjedhje të parakohshme

Hila: Mund të jetë frika e konflikteve sociale ?

Pollo: Të mundshme, probabël në këtë situatë.

Hila: E shikoni edhe në Kavajë këtë situatë të tensionuar?

Pollo: Shpresoj që të jetë pa dhunë. Prania e demokratëve atje, në kushtet kur është kandiduar një burgaxhi me lloj lloj veprash penale.  Është rikandiduar në kundërshtim me thirrjet komunitetit ndërkombëtar, e mbajtën me zor me gjykatë e procedurë. Kur themi ne se nuk ka vullnet për dekriminalizminin . Është një shembull vitrine, ka dhe të tjerë. Dhe tani u zgjodh një i afërmi i tij, pastaj nënkryetari i tij. Tregon se duan të vazhdojnë në të njëjtën linjë.

Dade: Vini ju një njeri që të jetë më i mirë sesa kandidati tjetër dhe të fitojë

Pollo: Ai mund të jetë më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat