"Sytë në ball i ke, zgjoje veten nga gjumi mendor", shpërthen Rama ndaj komentuesve

Shqipëria

"Sytë në ball i ke, zgjoje veten nga gjumi mendor", shpërthen Rama ndaj komentuesve

Më: 21 prill 2017 Në ora: 12:21
Kryeministri Edi Rama

?Postimi i radhës në lidhje me deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështjet politike ka ngjallur reagime të komentuesve në profilin e kryeministrit Edi Rama, por në të njëjtën kohë edhe përgjigje nga ana e këtij të fundit.

Komentuesi: Te drejten e dini vetem ju qe jeni ne kupolen politike shqiptare , Ti poston qe ambasadori eshte me ty nga ana tjeter Saliu thote se sekretari i shtetit thote eshte me te , rendesi ka me ke eshte populli dhe ju duhet te zbatoni vendimin e tije . 

Rama: Shero ketu une kam postuar cfare ka postuar vete Departamenti i Shtetit dhe syte ne balle i ke, keshtu qe lexo burimin lere Saliun dhe lere edhe se c’them une po deshe 

Komentuesi: Ju Politikanet ,keni genjyer ,genjeni dhe do vazhdoni te genjeni ,deri sa ky popull nje dite te dale nga gjumi ose nga endrrat me politikan e tju qoje ne hale te gomarve!

Rama: Edmond ti ben mire te kuptosh se nuk jane te gjithe njesoj dhe te zgjosh veten nga ky gjume mendor, se populli nuk fle kurre e mos i’a ki hic merakun, nderkohe qe edukaten mesoje per vete jo per muaEdmond 

Komentuesi: Mr Rama per rrena sta fut njeri ty !!! 

Rama: Kukes London une tani po shkoj per Kukes ti kalofsh mire ne London dhe meso sa me shume atje se do te duhet dija kur te kthehesh nje dite këtu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat