Basha: Një Shqipëri e sigurt, kontribuon për një Europë të sigurt

Shqipëria

Basha: Një Shqipëri e sigurt, kontribuon për një Europë të sigurt

Më: 21 prill 2017 Në ora: 16:53
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhe njëherë vendosmërinë lidhur me qeverinë teknike. Basha tha se beteja e PD është edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.

Postimi i plotë:

“Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është betejë edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.

Një Shqipëri e sigurt, kontribuon për një Europë të sigurtë. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike. Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër”.

#NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat