Bojaxhi: Partitë dakord të thyejnë Kushtetutën

Shqipëria

Bojaxhi: Partitë dakord të thyejnë Kushtetutën

Më: 21 prill 2017 Në ora: 18:35
Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi ka dënuar situatën politike në vend duke cilësuar si antikushtetuese shtyrjen e proçesit të zgjedhjes së presidentit.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë ka thënë se të tre forcat kryesore politike po thyejnë rregullat e këtij proçesi.

“PS dhe LSI e dinë që do të fitojnë zgjedhjet dhe duan ta bëjnë këtë gjë duke mundur PD. Nga ana tjetër PD e di se do të humbë zgjedhjet. Kështu do që të sabotojë dhe të ndryshojë rregullat e garës”, është shprehur Bojaxhi.

Nisur nga arsyet, motivet dhe pazaret politike, Bojaxhi thotë se partitë po shkelin të drejtat e qytetarëve për të votuar në një proçes të rregullt kushtetues.

“Zgjedhjet janë e drejta jonë kushtetuese dhe ligjet duhet të jenë kolona e shtetit dhe jo e pushtetit”, është shprehur Bojaxhi, i SFIDA për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat