Rama: ‘Zoja e Shkodrës’, një rilindje për Katedralen e qytetit

Shqipëria

Rama: ‘Zoja e Shkodrës’, një rilindje për Katedralen e qytetit

Më: 22 prill 2017 Në ora: 10:30
Zoja e Shkodrës

Rama thotë se kjo kryevepër i mbijetoi përndjekjes së regjimit komunist dhe harresës për 25 vite të tjera të institucioneve dhe se së shpejti do të shfaqet në Katedralen e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të veçantë që tregon transformimin e pikturës së famshme “Zoja e Shkodrës”.

Rama thotë se kjo kryevepër i mbijetoi përndjekjes së regjimit komunist dhe harresës për 25 vite të tjera të institucioneve dhe se së shpejti do të shfaqet në Katedralen e Shkodrës.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë video të punës mbresëlënëse për restaurimin e pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”. Ia vlen ta shihni çfarë rilindjeje rrëqethëse. Kjo kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysmë më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese”, ka shkruar Rama.

Kryeministri tutje ka treguar se më datë 25 prill, në 550-vjetorin e ditës që ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot, kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat