Njihuni me '4 kandidatë' për President, ja emrat!

Shqipëria

Njihuni me '4 kandidatë' për President, ja emrat!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:51
Presidenca shqiptare

Partia Demokratike ka gjetur një tjetër mënyrë për të ironizuar maxhorancën në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Katër të rinj të PD-së me maska të ish-deputetëve Arben Ndoka, Armando Prenga e Mark Frroku si dhe të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshit kanë shpallur kandidaturën për President. Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji ka publikuar videon ku të katër ‘kandidatët’ japin arsyet e kandidimit të tyre dhe pse mund të jenë të duhurit për këtë post. 

Ata thonë se i përmbushin kriteret, për shkak të të kaluarës së tyre të lidhur me krimin dhe mungesës së kandidatëve zyrtarë.  “Jam këtu sepse dua të kandidoj për President pasi i plotësoj të gjitha kushtet. Duke parë se nuk ka kandidatë zyrtarë deri tani kam vendosur të kandidoj dhe unë”, thotë i riu me maskën e Arben Ndokës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat