Deklaratat e Bashës, reagon Partia Socialiste: Çadra rrezikon ta lërë Shqipërinë jashtë BE-së

Shqipëria

Deklaratat e Bashës, reagon Partia Socialiste: Çadra rrezikon ta lërë Shqipërinë jashtë BE-së

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:52
Partia Socialiste

Partia Socialiste reagoi pas deklaratave të kryeopozitarit Lulzim Basha nga “çadra e lirisë”.

Në një deklaratë për shtyp të dalë nga selia rozë thuhet se kërcënimet e Bashës për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n.

“Është koha që Basha të mësojë se: Ai që bënte thirrje vetëm pak ditë më parë për të thyer dritaret e për të shpuar gomat, nuk mund të pretendojë krejt papritur e pa kujtuar se është thjesht një qingj i pafajshëm.

Çadra e Bashës e ka vonuar mjaft tashmë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga drejt BE-së.

Kërcënimet e tij për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n.

Ne nuk do ta lejojmë PD-në t’ju marrë peng të ardhmen shqiptarëve. Në 18 Qershor, qytetarët do të jenë të lirë të shprehin vullnetin për zgjedhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat