Ministri Dervishaj: Zgjedhjet janë shans për të gjithë, merrni pjesë

Shqipëria

Ministri Dervishaj: Zgjedhjet janë shans për të gjithë, merrni pjesë

Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:05
Sokol Dervishaj

Një aksion vullnetar pastrimi në Syrin e Kaltër, destinacionin turstik jugor synon sensibiliizimin e opinionit publik se sa e nevojshëm është pastrimi i vendeve të tilla të vizitueshme.

Këtë shembull dhanë të rinjtë e LSI dhe ministri i tranpsorteve Sokol Dervishaj teksa mori pjesë në aksionin e pastrimit në ditën ndërkombëtare të tokës.

“Mjedisi dhe pastëria ka nevojë për një shans”. Duke iu referuar slloganit politikë të LSI “një shans për të gjithë”, ministri Dervishaj tha se për të gjithë partitë politike, edhe PD që nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjet, vota e 18 qershorit duhet të jetë edhe për të një shans. “Zgjedhjet janë shans për të gjithë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në to, në mënyrë të barabartë, të organizuar sipas të gjithë parametrave të nevojshme në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë demokratike dhe të lira”, tha ai.  22 prilli është dita ndërkombëtare e tokës ku qytetarët ndërgjegjësohen për mbrotjen e mjedisit. Përveç pastrimit në këtë pikë turistike u mbollën edhe 5 pemë të tipit Ligustra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat