Vasili: Ka ende hapësira që PD të marrë pjesë në zgjedhje

Shqipëria

Vasili: Ka ende hapësira që PD të marrë pjesë në zgjedhje

Më: 22 prill 2017 Në ora: 18:38
Petrit Vasili

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka ende shpresa për të bërë Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare prej nga do të dalë Kuvendi i ri i Shqipërisë.

I ftuar në News 24,Vasili, njëherësh ministër i Drejtësisë, tha se ende po negociohet me opozitën për të gjetur zgjidhje të krizës politike, dhe çdo deklaratë në këtë moment mund të dëmtonte negocimin mes palëve. 

Pjese nga intervista

Nëse PS-LSI futen në garë veç e veç, ka mundësi për koalicion pas zgjedhjeve?

Jemi në një situatë të dukshme të një krize politike dhe objektiv mbetet gara elektorale tërësore duke përfshirë edhe opozitën. Kemi ende hapësira që procesi të jetë i plotë.

Ju thoni se gjithçka është pezull deri në 29 prill. Por si do shkohet në zgjedhje, pasi LSI ka thënë se nuk futet pa PD në zgjedhje? 

Ndodhemi në një situatë të tillë dhe mendoj se maturia dhe përmbajtja nëse do ekzistonin do kishim situatë tjetër. Shpesh ka vepruar logjike emocionale. Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira. Ju përcillni deklarata të ndërkombëtarëve. Pra është një proces i shëndetshëm nëse të gjitha palët marrin pjesë.

Është e gatshme LSI të shkojë në zgjedhje pa PD? 

Edhe pse ju me të drejtë bëni një pyetje të drejtpërdrejtë, nuk do të doja të jepja një përgjigje shteruese dhe kjo për faktin se ne jemi në një proces negocimi dhe çdo deklaratë mund të dëmtojë negociimin mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat