Çollaku: Policia po përgjon organizatorët e protestës së PD-së

Shqipëria

Çollaku: Policia po përgjon organizatorët e protestës së PD-së

Më: 22 prill 2017 Në ora: 21:56
Kreu i departamentit të politikes se jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku

Kreu i departamentit të politikes se jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku akuzon se Policia e Shtetit ka nisur të përgjojë organizatorët e protestës së opozitës, duke ju referuar lajmërimit për përshkallëzim të protestës ditën e hënë me bllokim të rrugëve.

Çollaku thotë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se ka mësuar nga burime të tijat të sigurta, se policia ka nisur t’i përgjojë krerët e opozitës.

“Burime te sigurta nga policia shtetit tregojne se kane filluar pergjime te krereve te Opozites dhe Organizatoreve te Protestes. Që keta e kane ves kete pune kjo dihet…por edhe fundi tyre dihet gjithashtu. Sidoqofte demokrate dhe opozitare duhet te dini se keto ore kur telefononi dike nuk jeni dy por tre…ndaj bejini te fala edhe pergjuesit ne turn !!!”, - shkruan ai në Facebook. .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat