Janinë - Arrestohet 45-vjeçari grek, u kap me 37 kg kanabis nga Shqipëria

Shqipëria

Janinë - Arrestohet 45-vjeçari grek, u kap me 37 kg kanabis nga Shqipëria

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:40
Droga

Një 45-vjeçar grek është arrestuar nga polica pasi u kap me një sasi droge që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

45 vjeçarit iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll brenda në qytetin e Janinës, por ai rriti shpejtesinë dhe perfundimisht u kap në afërsi të aeroportit në rrugen Janinë-Kakavijë.

Në makinë u gjetën 36,7 kg kanabis, e ambalazhuar ne 14 pako.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua droga, automjeti, 250 euro dhe nje celular.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat