Kukës - Agron Duka: Jemi të gatshëm për zgjedhjet kurdo që ato të bëhen

Shqipëria

Kukës - Agron Duka: Jemi të gatshëm për zgjedhjet kurdo që ato të bëhen

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:44
Agron Duka

PAA hedh poshtë çdo hije dyshimi se duke prezantuar kandidatët e saj në rrethe është duke u larguar nga opozita. Gjatë prezantimit të kandidates në Kukës kreu i PAA Agron Duka tha se është në koalicion me PD dhe se e vetmja mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të pranueshme është qeveria teknike.

Duka: Nuk kemi luksin të presim se kur i teket Edi Ramës të bëjë qeveri të përkohëshme dhe kur do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Kështu që ne do të vazhdojmë punën që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato do të bëhen. Në këto kushte opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike.

Agrarët në koalicion me PD paraqitën disa ditë më parë kërkesën në KQZ për tu regjistruar si subjekt politik, por pas dakordësimit me selinë blu, e tërhoqën këtë regjistrim duke deklaruar se është në unison me opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat