Lapardhaja replikë me ministren Xhaçka për 'mirëqënien' në Berat

Shqipëria

Lapardhaja replikë me ministren Xhaçka për 'mirëqënien' në Berat

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:00
Demokratët e Beratit në protestë

Heqja e 517 familjeve beratase nga ndihma ekonomike është interpretuar si sukses i qeverisjes dhe rritje e ekonomisë së këtyre familjeve nga ana e ministres së re të Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka sot në Berat.

Por, sekretari i PD-se në Berat Namir Lapardhaja ka replikuar me ministren dhe i ka bërë të qartë se gjendja ekonomike e tyre në fakt është përkeqësuar, pasi ato u përjashtuan nga ndihma për shkak të rritjes së burokracisë shtetërore.

“Zonja Xhaçka, - replikoi Lapardhaja - tha gjatë fjalës së saj se në keto 3 vite e gjysmë qeverisje, ne kemi ndihmuar familjet e varfra dhe i kemi mbshtetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit ekonomik.

Në fakt, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, numri i familjeve që merrnin ndihmë ekonomike në këtë qark në fund të tremujorit të tretë 2015, ishte 2371 familje, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2016 ky numër është reduktuar në 1800.  Pra janë hequr nga ndihma ekonomike 571 familje.

Dhe kjo, - thekson deklarata e PD-se, - jo si pasojë e rritjes së mirëqënies së tyre sociale dhe ekonomike, por si pasojë e rritjes dhe shtrëngimit të burokracisë shtetërore të qeverisë së Partisë Socialiste.

Por nuk është vetëm kaq.

Heqja e shtresave ne nevoje nga perkrahja sociale shkon ne te njejten gjatesi vale me rritjen e varferise, uljen e vendeve te reja te punes, mbyllje masive te bizneseve te vogla dhe te mesme dhe me nje politike qe eshte kunder lirive dhe zhvillimit ekonomik. Parimi se varferia i mban te nenshtruar njerezit realizohet me se miri sa here qe e majta vjen ne pushtet. Kjo eshte fatkeqesia e njerezve, te majte e te djathte, te cilet, pavaresisht bindjeve politike, jetojne ne te njejten varferi qe, fatkeqesisht, rritet perdite..., pavaresisht propagandes qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat