Parashikimi i motit

Shqipëria

Parashikimi i motit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:22
Ilustrim

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent për vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat