“Ngërçi politik”, ja kush vjen nesër në Tiranë

Shqipëria

“Ngërçi politik”, ja kush vjen nesër në Tiranë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 08:41
Zëvendëspresidenti i PPE, David McAllister

Zëvendëspresidenti i PPE, David McAllister dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kryesojnë delegacioni që mbërrin të hënën në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike.

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan nuk do të jetë pjesë e këtij delegacioni për shkak të angazhimeve të tjera të tij, ndërkohë që kancelarja Angela Merkel pritet të dërgojë një përfaqësues të lartë të shtetit. 

Delegacioni do të jetë një mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual politik dhe për të arritur një marrëveshje që do t’i lejojë opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhje.

Që prej mesit të shkurtit, mbështetësit e opozitës të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë bllokuar bulevardin kryesor të Tiranës dhe kanë organizuar demonstrata përpara zyrave të Kryeministrisë. 

Ky bojkot i opozitës ka penguar gjithashtu edhe reformën gjyqësore, e cila u miratua unanimisht vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat