Universitetet, jo shtim të tarifave, por kuotash

Shqipëria

Universitetet, jo shtim të tarifave, por kuotash

Më: 23 prill 2017 Në ora: 09:44
Universiteti

Për vitin e ri akademik 2017-2018 pritet që të ketë rritje të kuotave të pranimeve. Kjo në bazë të kërkesave të bëra nga senatet e Universiteteve në vend.

Sa i përket rritjes së tarifave nga Ministrja e Arsimit është thënë se edhe për këtë vit nuk do të ketë rritje të tarifave. Por edhe nëse shohim propozimet e Universiteteve aktualisht asnjë prej tyre nuk ka kërkuar rritje të tarifës për studentët por vetëm shtim të kuotave në bazë të kapaciteteve akomoduese që ka çdo universitet.

Nëse i referohemi Universitetit të Mjekësisë për vitin e ri akademik do të kërkojë shtim të kuotave me rreth 300 më shumë se një vit më parë.

Ndërsa Universiteti i Bujqësisë do të kërkojë rreth 200 kuota më shumë se një vit më parë, raporton "Scan".

Kriteret në për pranimet në universitete vazhdojnë të mbetën të njëjtat, ndërkohë që nota mesatare për pranimet në universitete do të jetë nota 6.

Nëse marrim shembull mjekësin 30% të vlerësimit do e kenë lëndët me zgjedhje, 35% mesatarja dhe 35% matura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat