Julian Deda: Ja pse iu bashkova Partisë Demokratike

Shqipëria

Julian Deda: Ja pse iu bashkova Partisë Demokratike

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:57
Julian Deda

Është një ndër të paktët artistë që është i angazhuar edhe në politikë. Julian Deda është tashmë pjesë e partisë Demokratike dhe në intervistën e tij për Thumb të Aulonës dhe Fatmës aktori ka treguar dhe ofertën që e joshi për t’u bërë pjesë e këtij formacioni politik.

I pyetur nëse i kanë ofruar favore, Juli i përgjigjet: “Po, më kanë premtuar tokë në Himarë dhe nja 8 mijë pallate në Tiranë”. Sigurisht kjo është një përgjigje me humor e aktorit, sepse në të vërtetë ai është bërë pjesë e PD-së për shkak të bindjeve të tij.

“Unë kam bindjet e mia. Jam i lumtur që s’i fsheh. Unë i respektoj njerëzit dhe bindjet tyre, por dua që dhe të tjerë të më respektojnë mua për atë që mendoj. Nuk gjykoj njerëzit për bindjet e tyre politike”, u shpreh Julian Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat