Ish- aleati thirrje për Bashën: Bllokimi i rrugëve nuk është zgjidhje, ia lëmë në dorë grave

Shqipëria

Ish- aleati thirrje për Bashën: Bllokimi i rrugëve nuk është zgjidhje, ia lëmë në dorë grave

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:12
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi nga qyteti i Durrësit bëri një koment mbi protestën që do të zhvillojë nesër opozita.

Idrizi tha se bllokimi i akseve rrugore nuk është zgjidhje, ndërsa duhet të zhbllokohen rrugët e krizës.

“Zgjidhja është zhbllokimi i rrugëve të krizës. E pamundur një krizë që na nxjerr jashtë institucioneve. Kemi bërë disa propozime, por nuk ka vullnet politik. Këtë krizë shqiptarët s’ ja kanë borxh politikës.

 Kemi bërë disa propozime por nuk ka vullnet politik. Politikanët dështuan le ta zgjidhin krizën gratë” tha Idrizi”, tha kreu i PDIU-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat