Idrizi për situatën e mprehtë politike: Zgjidhja, zhbllokimi i rrugës së krizës

Shqipëria

Idrizi për situatën e mprehtë politike: Zgjidhja, zhbllokimi i rrugës së krizës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:31
Shpetim Idrizi

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka komentuar protestën që do të bëjë nesër opozita e vendit, ku do të bllokojë rrugët nacionale të vendit për rreth një orë. Idrizi theksoi se nuk është zgjidhje që të bllokohen rrugët e vendit, duke shtuar se duhet të zhbllokohen rrugët e krizës.

“Zgjidhja është zhbllokimi i rrugëve të krizës. Nuk duhet që një krizë të na nxjerrë jashtë rrugëve institucionale. Ne si parti kemi bërë disa propozime për daljen nga kriza, por se nuk ekziston vullneti politik. Këtë krizë, shqiptarët nuk ia kanë borxh politikës”, tha Idrizi. Ai ka theksuar se nëse kriza aktuale politike nuk zgjidhet nga burrat, atëherë mund ta zgjidhin gratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat