Salianji: Kushdo që përpiqet të provokojë protestuesit do të marrë përgjigjen e merituar

Shqipëria

Salianji: Kushdo që përpiqet të provokojë protestuesit do të marrë përgjigjen e merituar

Më: 23 prill 2017 Në ora: 19:43
Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji thotë në studion e Ora News, se protesta e paralajmëruar për të hënën do të jetë paqësore dhe i vetmi shqetësim do të jetë bllokimi i akseve rrugore për një orë.

Salianji: Policia e Shtetit në raste të tilla bën procedim jo për qytetarët, por për organizatorët e protestave. Në rast se këta të Policisë së Shtetit, këta të qeverisë, ministri i drogës, ministri tjetër i ri i ardhur që ka një mentalitet komunist tenton të prekë opozitën le ta provojë dhe do të marrë përgjegjësinë vet. Të jeni të bindur që gjithë diskuri, protesta paqësore dhe e pa ngjarë që ka ndodhur deri më sot ka ardhur për shkak të menaxhimit të mirë që opozita u ka bërë protestuesve.

Qytetarët nuk janë kaq të moderuar. Nëse nuk do të ishte opozita, këta që sot dalin dhe bilbilosen në konferenca shtypi, do të ishin jashtë sot. Opozita kërkon zgjidhje institucionale, një zgjidhje jo për pushtet politik por për t’i dhënë zgjidhje një situate që e ka bllokuar Shqipërinë për 27 vite; zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët shqiptarë e kanë shkarkuar Edi Ramën dhe i kanë vënë kartonë të kuq që më 18 shkurt.

 Salianji tha se Policia e Shtetit ka për detyrë që të sigurojë mbarëvajtjen e protestës, duke sjellë si shembull rolin e policisë në protesta nëpër botë.

Salianji: Kushdo nga Policia e Shtetit, punonjësi i thjeshtë, i veshur me rrobë, provokator i Policisë së Shtetit apo militantë i PS-së që do të provojë qytetarët do të marrë përgjigjen e merituar.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë shqetësim nga qytetarët. E theksoj që të vetmit njerëz që janë të rriskuar nesër do të jetë policët që do të bëjnë veprime apo filmimin e qytetarëve.

Policia e Shtetit është mbarëvajtëse dhe paguhet nga qytetarët shqiptarë. Të vetmit që do të marrin masa ndaj Policisë së Shtetit, do të jenë qytetarët, të cilët do të filmojnë Policinë e Shtetit për veprimet e tyre. Kam gjetur në disa raste për të treguar se si protestohet kudo në botë dhe se si policia ka vetëm një rol që të përkujdeset për protestën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat