Bllokimi i rrugëve nga demokratët, reagon për herë të parë Rama

Shqipëria

Bllokimi i rrugëve nga demokratët, reagon për herë të parë Rama

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:10
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Teksa në kryeqytet dhe në disa akse të tjera kryesore rrugore në gjithë vendin ka nisur grumbullimi i militantëve të djathtë në rrugë, kreu i qeverisë, Edi Rama nga Apollonia ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të bllokuar rrugët por është koha për të bërë shtet.

"Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, njerëzit që kanë punë, që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë cdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik e evopian”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat