Protesta e opozitës shqiptare, ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare

Shqipëria

Protesta e opozitës shqiptare, ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:55
Mediat nderkombetare per protesten e opozites ne Shqiperi

Opozita shqiptare mbajti sot protestën e radhës duke “paralizuar” për një orë trafikun në akset kombëtare.

Kjo protestë gjeti pasqyrim edhe tek mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se e rëndësishme është që nuk pati incidente.

“Protesta ishte kundër trafikut të drogës, krimit, trafikut të votave, kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave”, citohet Lulzim Basha nga Associated Press.

“Balkaninsight” duke iu referuar burimeve nga PD, shkruan se opozita po përgatitet për një protestë më të madhe në 7 maj në Kavajë ku do zgjidhet kryebashkiaku i ri.

“Birn” shkruan më tej se, përshkallëzimi i planifikuar i protestave mund të pengojë çdo mundësi kompromisi. Kriza shihet me shqetësim në Bruksel sepse po pengon zbatimin e reformave të rëndësishme gjyqësore, faza e parë e së cilës përfshin verifikimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat