Zyrtarët e PPE-së nesër në Tiranë, Mustafaj: Nëse nuk kanë zgjidhje, kot që vijnë

Shqipëria

Zyrtarët e PPE-së nesër në Tiranë, Mustafaj: Nëse nuk kanë zgjidhje, kot që vijnë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:56
Besnik Mustafaj

?Shkrimtari dhe ish ministri, Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend dhe protestën e opozitës gjatë ditës së sotme që më shumë se një orë bllokoi trafikun në akset kryesor në vend.

Mustafaj u ndal tek vizita e zyrtarëve të PPE në Tiranë ditën e nesërme. Sipas tij, këta zyrtarë duhet të kenë një platformë të qartë në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë zgjidhjes së krizës, në të kundërt këto takime rezultojnë të mos jenë produktive. “Nëse vijnë me dosjen bosh, atëherë këto takime janë të pamjaftueshme”, u shpreh ai. Mustafaj thotë se më shumë gjasa zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk do të mbahen. Ai tha se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës lënë të papërfaqësuar gjysmën e shqiptarëve, dhe kjo sipas tij do të çojë pashmangshmërisht në zgjedhje të parakohshme. 

“Ndonëse afati për regjistrimin e koalicioneve ka mbaruar, partitë kanë ende afat për t’u regjistruar. Unë besoj se edhe vetë mazhoranca e di që nuk do të bëhen zgjedhjet në 18 qershor. Ju thoni se ka edhe zëra brenda PD që deklarojnë se tashmë kjo forcë politike duhet të ishte në fushatë. Kjo është logjike. Do të ishte në fushatë nëse do të ishte zgjidhur kërkesa e saj kryesore. Kjo është një tezë hipotetike, jo e mbështetur mbi zhvillimet e muajve të fundit. Unë nuk dua të bëhem “gjykatësi” nëse PD humb më shumë apo fiton më shumë, mendoj se nëse protesta mbyllet pa rezultat, PD është totalisht e shkërmoqur. Nëse bëhen zgjedhje pa opozitën, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Nuk mund të qeveriset Shqipëria nga një qeveri ku minimumi 40 % e opinionit publik është e papërfaqësuar”, tha ai. Një situatë e tillë sipas tij është shprehje e ngërçeve të mëdha, funksionale, demokratike që ka shoqëria jonë. “Kjo nuk sjell dobi. Zgjedhjet formale nuk mund të kenë dobi”, tha ai ne news 24. 

Sakaq ai u dnaj edhe tek roli i LSI, dhe tek deklaratat e Bashës ndaj disa ndërkombëtarëve. “Për reformën në drejtësi Meta dhe LSI ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Deri më tani me gjuhën e tij paqtuese, Meta nuk ka luajtur rol negativ. Pretendimet ndaj tij janë më të mëdha. Por ai është kryetar i një partie që ka objektivat e veta në kuadër të fushatës elektorale. Nuk më pëlqen që të acarohen marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria është një vend që ka nevojë për miq, për partnerë”, u shpreh Mustafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat