Romanca kthehet në ferr, çifti rilidhet pas 20 vjetësh por gjithçka shkon keq

Shqipëria

Romanca kthehet në ferr, çifti rilidhet pas 20 vjetësh por gjithçka shkon keq

Më: 24 prill 2017 Në ora: 18:18
Ilustrim

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë.

A.A kishte vendosur që të rilidhej me ish-të dashurën e tij pas 20 vjetësh. Mirëpo kjo lidhje nuk i shkoi si e parashikonte. Pasi kreu marrëdhënie me të dashurën e tij, B.L. Papa zbulon se kishte marrë hepatitin B.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Papës dhe ka nisur të kërcënojë të dashurën me armë dhe ta përndjekë.

Çifti nuk kishin pasur komunikim me njëri-tjetrin për shkak të largimit të tyre në mënyrë respektive jashtë vendit. Rreth tre muaj më parë pasi 39-vjeçari është kthyer në Shqipëri ata janë takuar përsëri. Prej një muaji ata janë ndarë përsëri pasi kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Gjatë kësaj kohe gjithashtu i pandehuri ka rënë në dijeni të faktit se ishte infektuar me hepatitin “B”, shkruan Panorama.

Ky fakt ka bere që djali të reagonte negativisht ndaj të dashurës duke i krijuar shqetësim kësaj të fundit duke e fyer dhe ofenduar në mënyrë të vazhdueshme.

Në lidhje me këtë fakt me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe disa letra të shkruara nga djali në drejtim të vajzës nga ku pasqyrohet fakti se e fajësonte për sëmundjen e tij.

Nëpërmjet një arme zjarri me mbishkrimin GAP 8 mm që ai e kishte në dorë ka kanosur seriozisht për jetën atë dhe familjarët e saj. Kjo armë është sekuestruar me cilësinë e provës materiale nga policia gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat