Deputeti i PD-së publikon mesazhin: Ja si u manipulua me ambulancat dhe porosia për korsi të lirë

Shqipëria

Deputeti i PD-së publikon mesazhin: Ja si u manipulua me ambulancat dhe porosia për korsi të lirë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 21:07
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi shkruan mbi protestën e sotme të opozitës dhe planin sipas tij për të nxjerrë ambulanca me të sëmurë fals.

Boçi shkruan se ambulancat janë lejuar të kalojnë gjatë protestës duke hedhur poshtë aludimet se janë penguar nga protestuesit.

Statusi i Luciano Boçit: 

Meqenëse po bëhen shumë komente për ambulancat……
Sigurisht u lejuan të kalojnë.
Madje me përshendetje e urime. BRAVO e madhe për protestuesit.
Kjo është E VËRTETA!!!
Po a ishte një truk Rilindas kalimi i shumë prej tyre vetëm në një orë, për të përgojuar protestën civile e paqësore, të shumtë në numër, të PD?
Sigurisht që PO.
Midis tyre ka pasur dhe raste të sakta, por në shumicë JO.
Ishin të sajuara!!!
Kanë kapërcyer cdo imagjinatë!
Po ju tregoj sms që mora nga “brenda” PS, jo nga bilbilfryrësa, por nga njerëz me shqetësim qytetar si ne.
Paralajmërim ky që në orën 08.48!!!!!!
Lexojeni dhe nxirrini vetë konkluzionet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat