Bushati: Diskutimet me përfaqësuesit e PE-së duheshin në tryezën e Nishanit

Shqipëria

Bushati: Diskutimet me përfaqësuesit e PE-së duheshin në tryezën e Nishanit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 23:47
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur në Vizion Plus për David McAllister dhe Knut Fleckenstein të cilët vijnë të martën në mesditë në Tiranë, në tentativë për gjetjen e dialogut dhe zgjidhjen e krizës në vend.

“Nuk janë negociatorë, janë përfaqësues të PE. Do të doja që negociatat të zhvilloheshin në tryezën e presidentit aktual Bujar Nishani. Do të ishte një shenjë maturimi në politikën shqiptare. 

Dy zotërinjtë vijnë si pasojë e kërkesës që është bërë nga ana jonë, në kushtet ku PD baltosi Mogherinin, Hahn dhe kur u tha se ministri gjerman ka konflikte dhe nuk di se çfarë ndodh në Shqipëri. Kemi menduar që duke përfshirë në këtë proces McAllister, që është kryetar i Komisionit në Politikën e Jashtme në PE dhe që kreu i opozitës i është referuar disa herë, së bashku me reporterin për Shqipërinë, të dy gjermanë do të bëhet diçka. Njëri është reporter për Shqipërinë e tjetri për Serbinë dhe që pas vizitës së tij, shpresoj të mos ketë konspiracion në lidhje me këtë shtet. 

Të dy përfaqësojnë grupimet kryesore në parlamentin evropian. Shpresojmë që të kemi një rezultat pozitiv, megjithëse është për të ardhur keq që Shqipëria ka ardhur në këtë pikë, duke pritur Vranickin e radhës”, u shpreh Bushati nëemisionin "Dritare" me Rudina Xhungën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat