Djali i Enver Hoxhës refuzon të dëshmojë për laboratorin e drogës në ‘Xibrakë’

Shqipëria

Djali i Enver Hoxhës refuzon të dëshmojë për laboratorin e drogës në ‘Xibrakë’

Më: 25 prill 2017 Në ora: 10:18
Ermal Hoxha

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të kapur për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Mësohet se ditën e sotme ishte parashikuar që të dëshmonin dy kolumbianët, të cilët u gjetën në laboratorin e drogës.

Ndërsa, nga ana tjetër, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, edhe ky i arrestuar si pjesë e grupit të drogës nuk ka pranuar që të dëshmojë në gjykatë.

Për këtë arsye, seanca gjyqësore është shtyrë për një ditë tjetër. Kujtojmë se nga operacioni i policisë, i zhvilluar në vitin 2015, u arrestuan 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE SE SHTETIT ME 15 JANAR 2015

Drejtorie e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkëpunim me autoritetet policore Gjermane, pas një hetimi proaktiv disa mujor, ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkëkohore të hetimit, më datë 14.01.2015, u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.

Prej disa kohësh, Policia e Shtetit ka qënë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.

Në funksion të këtij hetimi, është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin  për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim dokumentimin e këtij aktiviteti kriminial.

Nga hetimet paraprake, rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europën Perëndimore.

Ky grup kriminal, siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokainë, me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operacion.

Në  kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1.    Saimir Sadik Batku, vjeç  43, lindur dhe banues në Tiranë. 2.    Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur  dhe banues në Tiranë. 3.    Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues në Tiranë. 4.    Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues në Vlorë.  5.    Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan. 6.    Kelment Zeni  Dalipi, vjeç 45,  banues në Elbasan. 7.    Cezar Adolfo Avila, lindur në Tunja Kolumbi, vjeç 67. 8.    Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42, banues në Bucaramanga, Kolumbi. 9.    Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë.  10.    Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40, banues në Tiranë. 11.    Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

•    Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar kokainë. •    77.727 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë. •    19.8 kg e dyshuar si përziers i lëndës narkotike kokaine. •    359.400 Euro.  •    2.769.000 lek të reja. •    4150 Dollarë Amerikan. •    Janë sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një cek me vlerë 4.500 dollarë.  •    Një armë zjarri automatik model 56. •    Një armë zjarri Revolver me mulli. •    Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm. •    Tre armë gjahu, shotgan, cifte dhe një teke. •    174 fisheke të modeleve dhe kalibrave të ndryshme. •     50 fishekë luftarake me calibër 9 mm. •     Katër automjete të tipeve të ndryshme. •    Një makineri vakumi e cilësisë së lartë. •    Një peshore elektronike. •    25 aparate telefoni celulare. •    Janë sekuestruar pesë ora të markave të ndryshme.   •    Janë sekuestruar edhe dy automjete.

•    Janë sekuestruar aksesorë për prodhimin dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, si presa, peshore të llojeve të ndryshme, mikrovala etj. •    Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe përzieres që shërbejnë për prodhimin e substancave narkotike. •    Si dhe një sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj, të cilat hedhin dritë mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë filluar menjeherë hetimin e pasurive dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Hetimi i kësaj Organizate Kriminale, bëhet për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”, 283/a/2 “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve“ 284/a,  dhe “Armëmbajtje pa leje e Armëve dhe Municioneve Luftarake“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat