Policia procedon penalisht Lulzim Bashën dhe 12 deputetë

Shqipëria

Policia procedon penalisht Lulzim Bashën dhe 12 deputetë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 14:18
Lulzim Basha gjatë protestës së PD-së

Një ditë pas protestës së opozitës, e cila bllokoi 5 pika kryesore të akseve rrugore në vend, ka nisur procedimi penal për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 12 deputetë të selisë blu. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit, sepse dje në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në protestë, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Burimet bëjnë me dije se në prokurori do të referohen materialet edhe për rreth 400 protestues të identifikuar U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për:

1-Lulëzim Basha

2-Arben Ristani

3-Oerd Bylykbashi

4-Gerti Bogdani

5-Flamur Noka

6-Eduart Halimi

7-Gent Strazimiri

8-Asllan Dogjani

9-Igli Cara

10-Kastriot Islami

11-Genc Pollo

12-Keltis Kruja

13-Edi Poloka

Po ashtu materialet i kaluan prokurorise edhe për disa protestues të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTE

Më datë 24.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Lulëzim Basha, Sekretar, Arben Ristani, deputetët Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka, sepse në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat