Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Shqipëria

Furtunë shkarkimesh në Policinë e Shtetit

Më: 25 prill 2017 Në ora: 15:32
Ilustrim

Mësohet se eshte shkarkuar nga detyra të Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Shkarkimin nga detyra i ka komunikuar zyrtarisht vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e  punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra. Balkanweb raporton se pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojten e dëshmitarëve.

Gjatë ditës së djeshem, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit. Mesohet se shkarkime edhe në rradhët e drejtorëve të policisë në qarqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat