Koncesioni i bakrit, Ministria e Energjisë kërkon zgjatjen me 12 vite

Shqipëria

Koncesioni i bakrit, Ministria e Energjisë kërkon zgjatjen me 12 vite

Më: 25 prill 2017 Në ora: 20:14
Komisioni e Ligjeve

Zgjatja me 12 vite e koncesionit të bakrit është kundërshtuar sërish nga deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Për deputetët zgjatja e afateve është në kundërshtim me ligjin shqiptar, që parashikon se koncesionet nuk duhet ti kalojnë 35 vite, ndërsa marrëveshja me kompaninë “Nesco Metal” e çon kohëzgjatjen në 42 vite.

Për deputetët e Komisionit të Ligjeve zgjatja me 12 vite e koncesionit të bakrit përbën shkelje të ligjit.

Ministria e Energjisë ka propozuar që kompania private ‘Nesco Metal’ të shfrytëzojë industrinë e bakrit deri në vitin 2046, duke e çuar kohëzgjatjen në 42 vite por deputetët e mazhorancës theksuan se ligji parashikon që koncesionet të mos i kalojnë 35 vite.

Majko: Do të miratojmë një ligj që do të shkelë ligjin? Nëse hapim precedentin që për çdo marrëveshje të shikojmë një histori atëherë do të përfundojmë tek histori të çuditshme.

Rama: Për sa kohë që Ministria ka ardhur me këtë propozim do të thotë që ata e kanë kryer negociatën.

Manja: Është apo jo në përputhje me legjislacionin në fuqi, afati i koncesionit që propozohet?

Alimadhi: Kjo shtesë do ti nënshtrohet miratimit me ligj. Ne kemi çmuar që ajo do të marrë fuqinë e ligjit dhe do të jetë një akt në të njëjtin nivel.

Industria e bakrit u dha me koncesion në vitin 2001 nga qeveria e atëhershme, ndërsa afati fillestar i koncesionit ishte 30 vjet.

Do të jetë Komisioni i Ekonomisë ai që do të shqyrtojë raportin e Komisionit të Ligjeve e që më pas do të japë verdiktin nëse do të ketë zgjatje të afateve të koncesionit të bakrit ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat