Zbardhet draft-marrëveshja/ Ja çfarë propozojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Zbardhet draft-marrëveshja/ Ja çfarë propozojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës

Më: 25 prill 2017 Në ora: 20:54
Dy negociatorët e Bashkimit Europian Fleckenstein dhe McAllister pas takimit me Bashën

Dy zyrtarët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckenstein kanë paraqitur një draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Sipas draftit të OSBE-BE-SHBA, janë propozuar 3 pika kryesore:

1-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe kreu i KQZ t’i jepet opozitës

2-Të ketë shkarkime në kupolën drejtuese të policisë

3-Kriminalizim i shit/blerjes së votës

Në këtë draft-marrëveshje nuk është përfshirë kërkesa e opozitës, ajo për qeveri teknike.

Partia Demokratike insiston fort në kërkesën e saj dhe pa përfshirjen e qeverisë teknike në draft nuk ka negociata zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat