DETAJET/ Rama pranoi tre pikat e ndërkombëtarëve, por Basha këmbëngul për qeveri teknike

Shqipëria

DETAJET/ Rama pranoi tre pikat e ndërkombëtarëve, por Basha këmbëngul për qeveri teknike

Më: 25 prill 2017 Në ora: 20:55
Edi Rama, Taulant Balla e Gramoz Ruçi

Negociatat ndërkombëtare duket se kanë dhënë rezultatin e parë. Burime pranë të dërguarve europiane dhe pranë qeverisë konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha pikat e “non paper” të sjellë prej tyre, që lidhen kryesisht me standardet e zgjedhjeve, shkruan Top Channel.

Bëhet fjalë për një letër që i është paraqitur kryeministrit nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein për daljen nga kriza, me disa pika mbi standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në lidhje me përmbajtjen e dokumentit, një faqe e gjysmë format, që ka hartuar misioni i OSBE, SHBA dhe BE dhe që i është paraqitur palëve, ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve.

Një nga pikat që negociatorët propozojnë është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.

Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.

Por sipas Bashës, dokumenti nuk përmban qeverinë teknike dhe një dokument do të ishte bazë për dialog vetëm nëse ka brenda kërkesën e opozitës për qeverinë teknike dhe mandatin e saj. Sipas PD-së, kërkesa për qeverinë teknike dhe mandatin e saj mbetet e pandryshueshme

Palët janë treguar shumë të rezervuara pas përfundimit të takimeve. Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar qeverinë teknike.

Ilir Meta nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, ndërsa McAllister tha vetëm se do të bëjë gjithçka që është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat