Ambasadorët përfundojnë darkën: Nuk ka më negociata

Shqipëria

Ambasadorët përfundojnë darkën: Nuk ka më negociata

Më: 26 prill 2017 Në ora: 02:30
Ambasadorët

Ka përfunduar darka në një prej restoranteve të Tiranës mes zëvendëspresidentit të PPE David McAllister, eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe ambasadores së BE-së Romana Vlahutin. Në një kohë që të gjithë prisnin zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar vendin, ndërkombëtarët janë tërhequr që në ditën e parë të negociatave mes maxhorancës dhe opozitës. Knut Fleckenstein është shprehur për mediet se nuk do të ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë vendin.

“Nuk do të ketë më negociata. Politikanët do të përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Europës që iu mbështesin”, tha Fleckenstein.

Ndërsa McAllister ka thënë se BE mbështet Shqipërinë dhe se politikanët po përballen me sfida të mëdha. Prej afro tre muajsh, opozita e vendit është ngujuar në një çadër përballë kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat