Negociatat: U propozua largimi i 3 Ministrave, shtyrja e zgjedhjeve

Shqipëria

Negociatat: U propozua largimi i 3 Ministrave, shtyrja e zgjedhjeve

Më: 26 prill 2017 Në ora: 02:51
Ilir Meta

I dërguari i Kancelares gjermane Merkel David Mcallister dhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Fleckenstein nuk  arritën të afrojnë drejt kompromisit liderët politikë shqiptarë, Edi Rama, Ilir Meta, e Lulzim Basha.

Pasdite vonë të gjithë iu drejtuan Pallatit të Kongreseve me shpresën e një zgjidhjeje, veç negociatorëve e liderëve politikë, mbërritën edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE.

Ne dhoma të veçanta me negociatorët, palët qëndruan për rreth 50 minuta përpara se të largohej i pari kreu i  PD-se Lulzim Basha,ndërkohë që miqtë ndërkombëtarë  ishin ende ne ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Pak minuta më vonë dolën edhe dy bashkëkryetarët e koalicionit të majtë, por pas bërë asnjë koment. Ne  heshtje u larguan nga Pallati i Kongreseve edhe  dy eurodeputetët gjermane

Ora News mësoi nga burime të besueshme se negociatat dështuan edhe pse maxhoranca bëri disa lëshime, por opozita nuk u tërhoq nga kërkesa për qeveri teknike, që gjë nuk u pranua nga e majta.

Është propozuar shtyrja e zgjedhjeve për një muaj dhe disa ndërhyrje në qeveri për të vendosur ministra teknike. Ilir Meta e ka pranuar plotësisht.

Konkretisht u propozua largimi i 3 ministrave që lidhen me zgjedhjet 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe që ky model të kthehej në një praktikë të përhershme, por as kjo nuk është pranuar.

Ndërsa Edi Rama as e ka pranuar as e ka refuzuar, por ka nënvizuar se është gati ta diskutojë një shtyrje të arsyeshme brenda kufirit të lejuar nga Kodi Zgjedhor,  me kushtin që gjithçka të fillojë nga votimi i Vetingut!

Eshtë ofruar gjithashtu që zv drejtorët e qarqeve të monitorojnë ditën e zgjedhjeve dhe të jenë të asistuar nga partnerët si nga Pameca dhe të tjerë.

Opozites iu ofrua gjithashtu president konsensual.

Por kreu i PD Basha ka këmbëngulur në një kryeministër teknik dhe votim elektronik. Më pas mund të merrte në konsideratë lëshimet e bëra nga maxhoranca.

Negociatat vijuan qe prej oreve te para te mengjesit dhe në to u angazhua edhe ambasadori i SHBA-se Donald Lu, Ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE-se Bernd Borchard.

Para takimeve të mbrëmjes në Pallatin e Kongreseve dy negociatoret paten takime te ndara, fillimisht me Ramën e Metën në kryesinë e Kuvendit më pas me Bashën në selinë PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat