Të dhënat zyrtare/ Emigrantët e kthyer në Shqipëri, të gjithë në kërkim të punës

Shqipëria

Të dhënat zyrtare/ Emigrantët e kthyer në Shqipëri, të gjithë në kërkim të punës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Në Shqipëri mungojnë shifrat e sakta të emigrantëve të kthyer për gjatë viteve të fundit për shkak tësituatës së vështirë ekonomike që hasën në vendet ku jetonin dhe punonin.

Megjithatë një pjesë e vogël preferojnë që t’i drejtohen shtetit për të kërkuar ndihmë në punësim.

Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës tregojnë se në fund të 2016-ës numri i emigrantëve të kthyer dhe të regjistruar si punëkërkues të papunë ishte 717 nga të cilët 289 ishin regjistrime të reja.

Pjesa më e madhe e tyre janë kthyer nga Greqia ( rreth 74%) dhe si shkak kryesor ( rreth 84%) kishin papunësinë.

Më së shumti emigrantët e kthyer janë familjarë dhe kanë qenë të papunë afatgjatë ( 75%).

Meshkujt janë ata që dominojnë më së shumti të kthyerit ( 71%) duke qenë edhe kryefamiljarë (41%).

Deri në moshën 29 vjeç emigrantët e papunë të kthyer i përkasin më së shumti qarkut të Elbasanit, të ndjekur nga ai i Kukësit, ndërsa mbi moshën 40 vjeç ishin nga Korça, Vlora dhe Lezha. Pothuajse e gjithë kjo kategori ka pasur vetëm arsim të mesëm dhe fill pas regjistrimit kanë kërkuar më së shumti këshillim për punësim si dhe orientim profesional.

Qeveria shqiptare në zbatim të planit të masave të strategjisë për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer, si pjesë e politikave kombëtare për migracionin janë krijuar sportele të emigracionit në të gjitha zyrat e punësimit. Ato ofrojnë këshillim, informim, ndërgjegjësim mbi situatën e Tregut të punës me qëllim ri integrimin dhe punësimin sa më të shpejtë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat