Fieraku tmerron fëmijët e tij, nxjerr me dhunë nga shtëpia gruan, por...

Shqipëria

Fieraku tmerron fëmijët e tij, nxjerr me dhunë nga shtëpia gruan, por...

Më: 26 prill 2017 Në ora: 11:29
Ilustrim

Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë i përditshëm.

Një rast i ri është regjistruar në Fier. Një 40 vjeçar, shtetasi Arti D. Ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij 37 vjeçare, shtetasen N.D. Por dhuna nuk ka mjaftuar, pasi 40 vjeçari ka nxjerrë jashtë banesës gruan e tij.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit, të cilët janë tmerruar.

Ngjarja ka ndodhur natën e djeshme në qytetin e Fierit. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur prangosjen e 40 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat