Aksidenti me 5 të plagosur në Durrës, arrestohet 21-vjeçari nga Tirana

Shqipëria

Aksidenti me 5 të plagosur në Durrës, arrestohet 21-vjeçari nga Tirana

Më: 26 prill 2017 Në ora: 11:36
Aksidenti ne Durres

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar, si shkaktar të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të ‘Sukthit’, në Durrës.

Elsi Balla 21 vjeç, në rrugën interurbane kryesore, Durrës–Tiranë, në Sukth, duke drejtuar mjetin tip Benz është përplasur me një mjet tjetër tip Benz, me drejtues M.M. 32 vjeç.

Për pasojë, nga kjo përplasje janë dëmtuar dy mjete të tjera, mjeti tip Fiat me drejtuese K.Sh. 23 vjeç, banuese në Sukth dhe mjeti tip Ford, me drejtues O. M. 32 vjeç, banues në Lushnje.

Janë aksidentuar dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekeve,  E.G. 19 vjeçe dhe E.P. 19 vjeçe, pasagjere në mjetin tip Benz që drejtohej nga Elsi Balla dhe drejtuesi M. M.  dhe pasagjerët në mjetin e tij, E. A. 44 vjeç dhe D.B. 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat