Pas dështimit të negociatave, Basha ashpërson tonet ndaj Ramës

Shqipëria

Pas dështimit të negociatave, Basha ashpërson tonet ndaj Ramës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:26
Kreu I PD-së Lulzim Basha

Një ditë pasi dështuan negociata e ndërkombëtarëve, kreu I PD-së Lulzim Basha ka ashpërsuan tonet, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si të lidhur me krimin.

Po ashtu, Basha duke thënë se populli është më i varfër se kurrë, theksoi se Rama në pushtet ka vënë përdhunues dhe trafikantë droge.

"Shteti kriminal në shumë raste u ka privuar dhe ndihmën ekonomike, totalisht e pamjaftueshme për të paguar energjinë elektrike, jo më për të mbajtur fëmijët me bukë.

Kushdo që është në punë është në presionin e qeverisë, taksave.

Unë e kam parë revoltën e ligjshme të këtyre banorëve dhe për 3 vjet me radhë ne u përpoqëm të ishim avokatët tuaj.

Edi Rama dhe Rilindja e kriminalizuar e kanë shkatërruar ekonominë shqiptare me taksat e larta, me çmimin e lartë të energjisë dhe naftës  I kanë vënë kazmën biznesit, vendet e punës mbyllen me shpejtësi tragjike. Fuqia blerëse e shqiptarit është më e ulta në Ballkan dhe krahasohet me vendet e Afrikës ekuatoriale.

Përballë këtij mjerimi, kemi një ishull luksi të shfrenuar të një grushti pushtetarësh të koracuar nga një grusht banditësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh, që Edi Rama sot i ka bërë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues institucionesh të vendit.

Sot e 68 ditë diçka e madhe ka ndryshuar. Shqiptarët që e kanë përjetuar këtë realitet dhe që kanë protestuar deri në dhimbje e vetëflijim janë bashkuar dhe do të qëndrojnë deri në fitoren e kauzës sonë të drejtë.”, -tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat