Intensifikohen takimet, ambasadorët shkojnë në zyrën e Ilir Metës

Shqipëria

Intensifikohen takimet, ambasadorët shkojnë në zyrën e Ilir Metës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:25
Romana Vlahutin dhe Donald Lu

Një ditë pas dështimit të negociatave të ndërkombëtarëve, janë intensifikuar dukshëm takimet mes ambasadorëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe kreu i prezencës së OSBE-së Borchardt kanë shkuar në kryesinë e kuvendit, për një takim me kreun e kuvendit Ilir Meta. 

Më parë ambasadorja e BE-së Vlahutin mblodhi në zyrën e saj ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian për një takim urgjent. Gjithashtu Lu është takuar më herët me kryeministrin Rama.

Më herët Ilir Meta dhe Kryeministri kanë patur një takim në kryesi i cili ka zgjatur jo pak por plot 90 minuta.

Mesa duket mosardhja e një zgjidhje nga ana e ndërmjetësuesve të PPE-së dhe PE-së ditën e djeshme ka vënë në lëvizje të gjitha ambasadat kryesore të vendit, të cilat po zhvillojnë takime intensive mes tyre dhe liderëve të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat