Flet Negociatori McAllister: Kishte shpresë, por jo konsensus për qeverinë teknike

Shqipëria

Flet Negociatori McAllister: Kishte shpresë, por jo konsensus për qeverinë teknike

Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:03
Negociatori i PPE-së David McAllister

Negociatori i PPE-së David McAllister ka shprehur vlerësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend përmes një statusi në rrjetin e tij social, një ditë pas dështimit të negociatave në Tiranë.

Një krizë politike serioze po rrezikon zgjedhjet në qershor, shkruan fillimisht McAllister, duke vijuar të shprehet se gjatë negociatave të djeshme kishte shpresë për progres.

Por sipas negociatorit gjerman, palët ndaheshin në lidhje me datën e zgjedhjeve dhe mundësine e krijimit të një qeverie teknike.

Në fund të postimit të tij deri “pesimist”, McAllister e mbyll duke thënë se tashmë ka ardhur koha për të tejkaluar bllokadën politike.

Postimi i David McAllister:

Në Shqipëri një krizë politike serioze po vë në rrezik zgjedhjet e parashikuara në qershor. Kësisoj, unë ndërmjetësova dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Kishte shpresë për progres në disa çështje. Por nuk kishte konsensus në pyetjen esenciale të datës së zgjedhjeve dhe mundësisë së krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Tanimë, duhet të tejkalojmë bllokadën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat